Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHISH hap letrat: Nga rrezikohet Shqipëria, shërbimet e huaja që operojnë

2019/08/06 at 10:43 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrodhën dokumentet sekrete, reagon Shërbimi Informativ i Shtetit

Shërbimit Informativ Shtetëror ka publikuar për herë të parë raportin e punës, të vitit 2018, duke evidentuar dhe rreziqet që i kanosen vendit.  Raporti i plotë është publikuar në faqen zyrtare të SHISH, ndërsa evidentohen edhe kërcënimet më të mëdha. Një nga pikat që theksohet është operimi në Shqipëri i shërbimeve sekrete të huaja.


“Monitorimi i veprimtarive dhe operacioneve të agjencive jomike informative apo të sigurisë, është prioritet madhor për SHISH-in. Shqipëria është vend objektiv për arsye politike, ekonomike dhe gjeostrategjike. Me anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe intensifikimin e përpjekjeve për integrim në BE, janë shtuar arsyet pse vendi ynë është objektiv me interes në rritje. Përveç ruajtjes së informacionit të klasifikuar kombëtar, Shqipëria ka për detyrë edhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar të NATO-s dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare. SHISH-i vlerëson se, një aktiviteti i shërbimeve informative jo mike është i vijueshëm, i qëndrueshëm në kohë, me prirje rritjeje dhe me ndërthurje të metodave klasike me ato hibride. Interes i tyre mbetet sigurimi i informacioneve mbi zhvillimet e brendshme dhe të jashtme, në raport me proceset integruese euroatlantike, me dinamikën në marrëdhëniet dypalëshe apo rajonale, informacioni konfidencial dhe i klasifikuar, etj”, theksohet në raportin e SHISH.

Sipas raportit, shërbimet e huaja (jo mike, por pa i identifikuar ato) synojnë të pengojnë përpjekjet për integrimin euroatlantik, të dëmtojnë kohezionin mes aleatëve dhe të rrisin ndjeshmërinë e një audience specifike në përputhje me synimet për paraqitjen e aleancës euroatlantike si një faktor kërcënues ushtarak.

“Vërehen prirje për grumbullim informacioni të klasifikuar, aktivitete influencuese, përdorim të hapësirës kibernetike, propagandës online, dezinformim, në favor të synimeve të tyre strategjike”, theksohet më tej.

Një tjetër shqetësim është dhe terrorizmi dhe i ashtuquajturi Shteti Islamik. SHISH-i vlerëson se kthime masive të luftëtarëve të huaj terroristë (LHT) nuk janë të pritshme në terma afatshkurtër.

“Një pjesë e tyre, mund të tentojë të kthehet në vendet e origjinës ose në vende të treta, nëpërmjet rrjeteve të trafikut njerëzor dhe krimit të organizuar. Më gjasë, organizata do të tentojë të ringrihet në rajone me vakum sigurie”.

KRIMI I ORGANIZUAR, TRAFIKU I LËNDËVE NARKOTIKE, KORRUPSIONI DHE KRIMET NË EKONOMI  (pjesë nga raporti) 
Lufta kundër krimit të organizuar, organizatave, grupeve dhe individëve të përfshirë në aktivitet të krimit të organizuar në përgjithësi, dhe atyre në fushën e kul- tivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në veçanti, si përparësi kryesore e qeverisë dhe agjencive ligjzbatuese. Si e tillë, ajo përbën një nga fokuset kryesore dhe është objekt i punës së SHISH-it, për shkak të ndikimit negativ në zhvillimin eko- nomik, pasojave sociale dhe cenimit të sig- urisë kombëtare. Shërbimi ynë bashkëpunon ngushtë në këtë drejtim edhe me shërbimet inteligjente partnere.

SHISH-i vlerëson se, struktura të tilla kriminale janë agresive, kanë prirje për zgjerim dhe përshtatshmëri, për të shmangur masat e shtuara të agjencive të zbatimit të ligjit, përdorim të teknologjisë, komunikimeve të koduara, dokumenteve të falsifikuara, identiteteve të ndryshme, etj. SHISH-i për- faqësohet në Task Forcën Qendrore Ndërinstitucionale “Forca e Ligjit”, e ngritur për goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në vendin tonë.

Falë kontributit të SHISH-it në TFQ “Forca e Ligjit”, janë realizuar operacione, të cilat kanë arritur ndërprerjen e veprimtarisë anti-ligjore që kryenin këto grupe kriminale. Goditja dhe ndjekja e kësaj veprimtarie kriminale është shoqëruar edhe me fokus të evidentimit dhe sekuestrimit të pasurive e parave të gjenerura nga kjo veprimtari kriminale. SHISH-i gjithashtu mbledh informacion mbi trafikimin dhe tregtinë e paligjshme të armëve, municioneve dhe lëndëve plasëse, si dhe mbi veprimtaritë e individëve dhe organizatave të përfshira në prodhimin, trafikimin apo përdorimin e tyre për qëllime kriminale dhe terroriste.

Emigracioni i paligjshëm dhe trafiku i qenieve njerëzore janë, po ashtu, objekt i veprimtarisë së SHISH-it. SHISH-i mbledh informacion, bashkëpunon ngushtë dhe mbështet organet përgjegjëse shtetërore dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në drejtimin kundër korrupsionit dhe krimeve në ekonomi. Veprimtaria e SHISH-it në këto fusha është e përqendruar në dukuritë e korrupsionit në nivele të larta në sistemin e drejtësisë dhe administratën publike, në evazionin fiskal në përmasa të mëdha dhe me pasoja të rënda për ekonominë e vendit, në veprimtarinë e grupeve dhe organizatave të përfshira në pastrimin e parave dhe produktit kriminal, etj./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
Kronikë

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

19 Qershor, 2026 3:02 pm
Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri
Aktualitet

Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri

19 Qershor, 2026 3:00 pm
Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro
Kryesore

Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro

19 Qershor, 2026 2:41 pm
Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
Bota

Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

19 Qershor, 2026 2:02 pm
Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
Bota

Netanyahu paralajmëron: Nuk do të tolerojmë sulme ndaj ushtarëve izraelitë

19 Qershor, 2026 1:10 pm
Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete
Kronikë

Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete

19 Qershor, 2026 12:20 pm
Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
Bota

Çmimet e naftës rriten sërish pas anulimit të bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër

19 Qershor, 2026 12:14 pm
Para
Korrupsion dhe alkool, arrestohen 17 drejtues mjetesh në Tiranë

Korrupsion dhe alkool, arrestohen 17 drejtues mjetesh në Tiranë

Zhvlerësohen monedhat e huaja, leku ende i “fortë”

Zhvlerësohen monedhat e huaja, leku ende i “fortë”

Itali/ Shqiptari përplas për vdekje dy persona

Itali/ Shqiptari përplas për vdekje dy persona
















TE FUNDIT

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Izraeli do të ishte “shkatërruar” pa ndërhyrjen e tij gjatë konfliktit të fundit...

Lexo më shumë

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
19 Qershor, 2026

Tifozët e futbollit në mbarë botën po luten për një “Vallëzim të Fundit” në skenën më të madhe. Kupa e...

Lexo më shumë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
19 Qershor, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e opozitës për të mos votuar amnistinë penale, duke thënë se...

Lexo më shumë

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
19 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}