Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shifrat e OBSH/ Manastirliu:Janë për 2016, kemi rritur pagat e mjekëve 26%

2020/08/24 at 5:55 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shtimi i rasteve me koronavirus, Manastirliu video-mesazh qytetarëve

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar lidhur me raportin e OBSH të publikuar sot në media ku Shqipëria renditej e fundit në Europë për numrin e mjekëve për 10 mijë banorë.


LEXO EDHE: Shqipëri/ Numri më i ulët i mjekëve, ja kalojmë vetëm Afrikës dhe Indisë

Në një status në Facebook, ministrija shprehet se të dhënat nuk janë aktuale por të vitit 2016, vit kur sipas saj “Shqipëria dhe sistemi ynë shëndetësor, vazhdonin të vuanin pasojat e një prej vendimeve më absurde që është marrë ndonjëherë nga ndonjë qeveri, në historinë e sektorit të Shëndetësisë: Bllokimi i pashpjegueshëm, për plot 4 vite, i specializimeve të mjekëve të rinj.”.

Ajo shton se prej vitit 2018 kur mbaruan specializimet e para dhe në vijim, janë 309 mjekë më shumë në sistemin shëndetësor.

“Vetëm në dy vitet e fundit në sistemin tonë shëndetësor janë punësuar mbi 600 mjekë dhe 2400 infermierë. Për këtë arsye, përgjatë qeverisjes sonë, falë politikës së re të pagave dhe taksimit të ndershëm, paga mesatare e mjekëve është rritur me 26 %, ndërsa paga mesatare e infermierëve është rritur me 27 %. Për këtë arsye kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim bonusin prej 2.5 milion lekë mbi pagën për mjekët që ofrojnë shërbime larg vendbanimit dhe bonusin special prej 1.000 euro, për çdo mjek e infermier që punon në vijën e parë të luftës me Covid19”, shton ministrja Manastirliu.

Statusi i plotë i ministres Ogerta Manastirliu

Disa të dhëna të OBSH-së, fatkeqësisht të servirura gabimisht si aktuale edhe nga vetë kreu i shtetit mbi numrin e mjekëve për banorë në Shqipëri, kanë shërbyer sot si arsye për sulmin e radhës ndaj qeverisë.

Të dhënat në fjalë, i referohen vitit 2016 dhe për ata që ende nuk e dinë, atë vit Shqipëria dhe sistemi ynë shëndetësor, vazhdonin të vuanin pasojat e një prej vendimeve më absurde që është marrë ndonjëherë nga ndonjë qeveri, në historinë e sektorit të Shëndetësisë: Bllokimi i pashpjegueshëm, për plot 4 vite, i specializimeve të mjekëve të rinj. Kështu kishte vendosur koalicioni qeverisës i periudhës 2009-2013, dhe për 4 vjet me radhë, Shqipëria nuk nxorri dot asnjë mjek specializant.

Falë zhbllokimit të menjëhershëm që iu bë specializimeve me ardhjen në krye të qeverisë së Partisë Socialiste, prej vitit 2018 kur mbaruan specializimet e para dhe në vijim, janë 309 mjekë më shumë në sistem, të cilët falë kontratave që kanë me MSHMS ofrojnë shërbim atje ku janë nevojat e vendit.

Kur detyrohemi të bëjmë krahasimin mes rrënimit të 7 vjetëve më parë në Shëndetësi, nuk flasim vetëm për mungesën e ilaçeve bazë dhe serumeve, as thjesht për spitalet e katandisura në tregje mallrash dhe të gjësë së gjallë, ku kafshët shiteshin, shëtisnin e kullosnin nëpër mjediset e spitaleve, ndërsa njerëzit trajtoheshin rëndom si kafshë që s’meritonin as batanije apo çarçafë.

Jo, e kemi fjalën para së gjithash, për shkeljen e bluzave të bardha, me trajtimin poshtërues dhe shpërblimin qesharak, që u bëhej pikërisht prej atyre që ishin në qeverinë e bllokimit të specializimeve dhe që sot flasin sikur kanë zbritur nga Hëna me krahë engjëjsh.

Qeveria e Partisë Socialiste e ka vendosur me vepra e me fakte – jo me llafe – mjekun në qendër të politikave të saj për Shëndetësinë.

Për këtë arsye sot, mjekë dhe infermierë, bëhesh jo prej tarafit, shokut, mikut, partisë, por prej meritës dhe vetëm meritës. Vetëm në dy vitet e fundit në sistemin tonë shëndetësor janë punësuar mbi 600 mjekë dhe 2400 infermierë.

Për këtë arsye, përgjatë qeverisjes sonë, falë politikës së re të pagave dhe taksimit të ndershëm, paga mesatare e mjekëve është rritur me 26 %, ndërsa paga mesatare e infermierëve është rritur me 27 %.

Për këtë arsye kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim bonusin prej 2.5 milion lekë mbi pagën për mjekët që ofrojnë shërbime larg vendbanimit dhe bonusin special prej 1.000 euro, për çdo mjek e infermier që punon në vijën e parë të luftës me Covid19.

Për këtë arsye kemi investuar në infrastrukturë, për të bërë që mjekët tanë të punojnë, siç thonë vetë ata, “në kushte që dikur as nuk i kishin ëndërruar dot më, pas zhgënjimeve me dekada”.

Nuk ndalojmë askënd që të vazhdojë të bëjë – siç ka bërë gjithmonë – politikë me sëmundjen, me spitalin, me mjekun, me infermierin, me ilaçin, me pandeminë.

Por, në anën tjetër, askush nuk mund të na pengojë që t’u vëmë përpara fytyrës, pasqyrën ku shihet qartë ndryshimi rrënjësor që ka pësuar sektori i Shëndetësisë, që nga koha kur kemi nisur rrugën e rilindjes së Shëndetësisë. Me punë dhe pa fjalë!



Ju sugjerojmë

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
Sport

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

5 Korrik, 2026 10:50 pm
Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

5 Korrik, 2026 9:21 pm
Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
Bota

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

5 Korrik, 2026 8:54 pm
Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

5 Korrik, 2026 7:51 pm
Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive

5 Korrik, 2026 7:45 pm
Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje
Aktualitet

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje

5 Korrik, 2026 5:55 pm
Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
Kryesore

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

5 Korrik, 2026 4:01 pm
Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
Kronikë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

5 Korrik, 2026 3:10 pm
Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Aktualitet

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

5 Korrik, 2026 1:37 pm
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

5 Korrik, 2026 1:11 pm
Para
COVID-19/ Trump refuzon që të detyrojë amerikanët për përdorimin e maskës

SHBA autorizon terapinë me plazma, OBSH: Eksperimentale

Pas uljes së rasteve të reja, Serbia hap kinematë dhe teatrot

Pas uljes së rasteve të reja, Serbia hap kinematë dhe teatrot

Koronavirusi në Itali, ja sa viktima u shënuan në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Itali, mbi 950 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë
















TE FUNDIT

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
5 Korrik, 2026

Pas triumfit agonistik me penallti ndaj Australisë në 1/16 të finaleve, trajneri i Egjiptit Hossam Hassan u bë protagonist i...

Lexo më shumë

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
5 Korrik, 2026

Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit ne Peshtan. Operacioni i shuarjes se flakëve që nisi ne mesditë është mbyllur...

Lexo më shumë

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
5 Korrik, 2026

Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë zërat për një përçarje mes tij dhe Presidentit Donald Trump. “Nuk mendoj se ka ndonjë...

Lexo më shumë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
5 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë, në ditën e 36 të protestës. Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe qeveri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}