Bota

Koronavirusi në Itali, mbi 950 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:07 - 24/08/20 |
el ida

Ministria e Shëndetësisë Italiane, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 4 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35.441 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 953 raste të reja pozitive, për një total prej 260.298 të prekurish nga Covid.

Në vend sot pati edhe 192 pacientë të shëruar për një total prej 205.662

Në rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 1 viktimë dhe 110 raste të reja pozitive. Që prej fillimit të pandemisë në rajon totali i vdekjeve ka shkuar në 16.857 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 98.426./Opinion.al

Pas