Bota

SHBA autorizon terapinë me plazma, OBSH: Eksperimentale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:08 - 24/08/20 |
el ida

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës autorizuan terapinë me plazëm për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

OBSH bën me dije se trajtimi me plazmën konvaleshente është akoma një terapi eksperimentale. Sipas organizatës, trajtimi është shumë i vështirë për t’u standardizuar pasi personat e shëruar prodhojnë nivele të ndryshme të antitrupave.

“Rezultatet paraprake janë akoma të pamjaftueshme”, përmbyllet qëndrimi i OBSH-së.

Presidenti Trump njoftoi faktin se FDA ka lejuar autorizimin me plazmë në kushte emergjence të personave të prekur nga Covid-19.

“Është një njoftim historik”, tha Trump duke e cilësuar një terapi të fuqishme.

Sipas shefit të FDA, Stephen Hahn, terapia është potencialisht premtuese dhe ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për autorizim tradicional, por për një përhapje në përdorimin e plazmës në trajtimin kundër Covid-19./Opinion.al

Pas