Kryesore

Shifra të larta infektimesh në Kosovë, regjistrohen 7 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:15 - 05/03/21 |
Opi Nion

Kosova ka regjistruar në 24 orët e fundit shtatë viktima nga koronavirusi.

Bëhet me dije se viktimat janë nga Deçani, Fushë Kosova, Gjakova, Obiliqi, Prishtina, Prizreni dhe Vushtrria.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike nga 3.192 teste, janë regjistruar edhe 564 raste të reja me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët janë shëruar edhe 380 pacientë, duke e çuar në 61.394 numrin e përgjithshëm të të shëruarve, që nga paraqitja e pandemisë.

Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 5 mars, 2021, Kosova ka regjistruar 71.908 raste me COVID-19 dhe 1.634 viktima./Opinion.al

Pas