Aktualitet

“Janë plotësuar kushtet”/Raportuesi i PE, David Lega korrigjon deklaratën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:28 - 05/03/21 |
Opi Nion

Eurodeputeti dhe Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega në një status në rrjetin social “Twitter” ka kërkuar korrigjimin e raportit të KE-së në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Sipas eurodeputetit Lega, në raport është harruar që të përmendet se KE mbështet hapjen e negociatave pa vonesa të mëtejshme pasi Shqipëria “të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”.

 “Korrigjim! Në njoftimin për shtyp të KE thuhet se ne mbështesim thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. Por harron të përmend “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të përcaktuara nga Këshilli Evropian. Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Deklarata për shtyp do të azhurnohet, me kërkesën time”,- shkruan ai.

 

 

 

 

Pas