Bota

Shifra shqetësuese në Itali, konfirmohen 5,456 raste të reja me Covid-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:25 - 11/10/20 |
Opi Nion

Italia vijon të regjistroj shifra të larta të personave të infektuar me koronavirus. Sipas autoriteteve shëndetësore italiane, në 24 orët e fundit janë regjistruar 5,456 raste të reja me COVID-19.

Në total, numri i të infektuar, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në vendin fqinj shkon në 354,950.

Ndërkohë, në harkun kohor prej 24 orësh në Itali kanë humbur jetën nga koronavirusi 26 persona.  Në total, bilanci i viktimave shkon në 36,166. Numri i të shëruarve për 24 orë ishte 1,184 duke bërë që totali të shkojë në 239,709.

Rajoni me numrin më të lartë të rasteve të reja është Lombardia (1,032), e ndjekur nga Campania (633) dhe Toskana (517), shkruan abcneës.al

Edhe pse numri i të infektuarve vijon të rritet dita ditës, për komisionerin e urgjencave, Domenico Arcuri, një karantinë e re kombëtare nuk është e mundur.

“Sot nuk ka kushte për t’u kthyer në karantinë. Ne duhet të bëhemi të vetëdijshëm dhe të bëjmë një rritje të nevojshme të përgjegjësisë.”/ Opinion.al

Pas