Rajoni

COVID-19/ Hoti paralajmëron shtrëngim të masave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:34 - 11/10/20 |
Opi Nion

Nisur nga rritja e rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, kryeministri Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se rreziku për një valë të re e koronavirusit në vend është i madh.

Hoti shprehet përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook” se në javët e ardhshme mund të ketë një rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë dhe si rezultat i kësaj pritet edhe shtrëngimi i masave.

 “Prandaj, të gjithë duhet të kemi mirëkuptim për shtrëngimin e masave në javët në vijim, që përfshijnë ndërprerje të tubimeve të mbyllura, kufizime të çdo aktiviteti ku mblidhen qytetarë, kontroll rigoroz i shkollave për përmbushje të masave për mbrojtjen nga covid-19 dhe masa të tjera. Inspektoratet dhe institucionet e tjera mbështetëse, qëndrore dhe lokale, do të përgatisin planet e tyre të veprimit për të mbikëqyrë zbatimin e masave”,-shprehet Hoti./ Opinion.al

Pas