Kryesore

Shifra ende të larta në Maqedoninë e Veriut, nesër vendoset për masat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:31 - 07/06/20 |
Opi Nion

Maqedonia e Veriut vijon të shënojë shifra të larta të infektimeve nga COVID-19, pavarësisht masave të marra nga autoritetet për të mbyllur sërish në fundjavë disa komuna. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 111 raste të reja,  ndërsa dy persona të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë.

Numri më i madh në Shkup, pastaj Shtip, Kumanovë, Tetovë dhe Koçan, ndërsa  Ministria e Shëndetësisë njofton për 6 pacientë të shëruar.

Me bilancin e fundit, numri i të prekurve në vend shkon në 3025, ndërsa prej tyre 1226 raste janë akoma aktive.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive të hënën do të mblidhet për të vendosur mbi masat e reja, ndërsa vijojnë të jenë prezente fashat orare./Opinion.al

Pas