Bota

Video/Vajza afro-amerikane qan në protestë, i flet policit: Do na vrasësh?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:03 - 07/06/20 |
Opi Nion

Ndërsa protestat antiraciste janë përhapur përtej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, imazhe dhe video të ndryshme qarkullojnë ne rrjet, duke sjellë edhe momente të veçanta e prekëse prej tyre.

Një video po qarkullon së fundi dhe që ka marrë miliona shikime është ajo e postuar në tuiter nga llogaria e SimeonB. Një vajzë e vogël shfaqet gjatë në mainfestimi në Teksas dhe ndërkohë që pranë afrohet një polic, vogëlushja afro-amerikane e pyet: Do më qellosh? Polici ulet në gjunjë dhe duke i folur qetësisht e siguron që mund të bëjë ç’të ketë dëshirë dhe të protestojë pa asnjë problem.

Postimi

“Gjatë protestave dje në Houston, një polic vuri re vajzën time duke qarë. Ajo  e pyeti: Do të na qëllosh me armë? Ai u ul në gunjë dhe u përgjigj siç e shihni në video”./Opinion.al

 

Pas