Aktualitet

Shi dhe reshje bore në zonat malore, parashikimi i motit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:15 - 04/04/21 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme territori shqiptar do të dominohet nga vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje, ku herë pas here reshjet e shiut do të jenë edhe në formë rrebeshi në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat e thella malore pritet të ketë rishfaqje të flokëve të dëborës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë./Opinion.al

Pas