Aktualitet

Tiranë/ Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 29-vjeçari palestinez


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:13 - 04/04/21 |
Opi Nion

Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga afektivët, iu gjet një armë zjarri.

Policia njofton se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që po qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar punën për arrestimin në flagrancë të shtetasit palestinez : A. D., 29 vjeç.

Ky shtetas u kap në rrugën “Bruzi” në zonën e Laprakës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”./Opinion.al

Pas