Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sherri i Edi Ramës me qytetarin/ “O Edo bëj ndonjë punë se ngele gjithë ditën në TV!” Rama: Nuk do marr lopatën!

2018/07/05 at 9:59 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Sherri i Edi Ramës me qytetarin/ “O Edo bëj ndonjë punë se ngele gjithë ditën në TV!” Rama: Nuk do marr lopatën!

Duket se e enjtja ka qenë një ditë “e ngeshme” për kryeministrin Edi Rama, pavarësisht se e nisi që në mengjes me pjesëmarrjen në aktivitetin “Forca e Ligjit në Veprim” dhe më pas në parlament. Duket se vëmendjen do ta kishte te këto dy aktivitete të rëndësishme, por po të shohësh faqen e tij zyrtare në Facebook, kreu i qeverisë ka kaluar mjaft kohë për të replikuar me komentuesit.


“Semestri i parë i 2018 një pasqyrë rezultatesh shumë pozitive të Policisë së Shtetit dhe një bazë e sigurtë për thellimin e luftës kundër krimit të çdo natyre” – shkroi Rama duke postuar videon e aktivitetit për situatën e rendit, por komentet kanë qenë të shumta.

DEBATI

Komentues: Po mbaron mandati dyt me duket se jena ca mbrapa me te gjitha keto ligje te bukura ??????

Edi Rama: Mandati i dyte sapo ka filluar dhe prapambetja cerekshekullore e Shqiperise ka 4 vjet e gjysem nen sulmin tone me reforma, me ligje e me veprime qe natyrisht kerkojne kohen e tyre per te marre te gjitha rezultatet e deshiruara

Komentues: Keto jane thjesht rezultate imagjinare…po vazhdo se ne vije e ke…

Edi Rama: Asnje rezultat imagjinar, te gjitha fakte konkrete do ti s’do ti Arjan

Komentues: Nuk shikojne ca do bejne se deri tani vetem mburrje ne bem kte dhe ne bem kte asnji gje nuk keni ber .dhe lini mburrjet po punoni .se na lodhet.

Edi Rama: Vertete? S’ke faj qe ke harruar ku ishim, normale qe te eshte hapur syri e s’te mbushet me kollaj, prandaj do bejme edhe shume me teper se kaq

Komentues: Rama krimi luftohet qe tek HAJDUTET vertikalish nga ju e deri tek hajdutet e autobuzave qe po bejn namin nuk lane qytetare qe hyp ne autobuz pa kintrolluar dhe me e keqja qe policia mjaftohet me nje marrje denoncimi dhe kaq pra policia ne kte dejtim esht NUL

Edi Rama: Ti mua me merr te keqen o Zef, po une s’te ve faj se ne koken e njerezve qe s’duan te mendojne mbillet kollaj fara e budallallekut qe shperndajne politikanet pa din e pa iman!

Komentues: Mos e thuaj me shqiperia qe duam.al po beje 11 dit sot dhe skan kthyer përgjigje.

Edi Rama: Shqipëria që Duam.

Komentues: Po Air Albania? Merrna ne xhiro, vazhdo!!!

Edi Rama: Je dhe juventin e flet pa lidhje, o fol me lidhje o nderro skuader.

Komentues: Ka meju ardh ma keq se toptanit

Edi Rama: Kujdes mos shkruaj kur je ne motorr.

Komentues: Ligjet per popull parajsën për vete .

Edi Rama: Per cilen parajse e ke fjalen apo per perrallat qe te tregon Saliu?

Komentues: Popo me te ulta.

Edi Rama: Po po qe c’ke me ate pune, do ti s’do ti

Komentues: O edo ngele be naj pune se ngele gjith diten ne tv

Edi Rama: Komunikimi eshte pjese e punes time, e cila nuk behet as me kazem as me lopate, po me mendime, vendime, fjalime.

Komentues: Nje vrime ne uje keni bere. Drejtesia nuk egziston ne kete vend.

Edi Rama: Keshtu thua ti, po ne fakt e verteta eshte qe drejtesia po reformohet nga rrenjet pikerisht qe te ekzistoje per te gjithe njesoj, po ajo qe ti harron apo as nuk e kupton ndoshta, eshte qe shtetberja nuk eshte si komenti yt ne fb qe behet sa hap e mbyll syte duke e pasur mendjen gjetiu.

Komentues: Gjithe ai aparat shteteror,ghitha ato agjensi sigurimi qe paguhen nga taksapaguesit shqiptar nuk mund te arestojne dot 1 person (Klement Balilin) Kush nuk e ben dot te largohet qe nga kryeministri dhe deri tek polici i fundit,Shteti eshte nje organizem gjigand dhe e sfidon nje njeri apo nje grusht njerezish?????

Edi Rama: Po gjithe ajo Amerike pse mori gjithe ato vite per te arrestuar Escobarin apo gjithe ajo Itali pse mori 40 vjet per te arrestuar Provenzanon, etj etj.? Keshtu qe mbaje pak veten kur shkruan.

Komentues: Nuk ka lidhje fare prishja apo e teatrit! Le te prishet apo ndertohet nese mundet qeveria. Lidhje ka dhenia e tokes publike me PPP spaciale per nje cope buke duke dhene gjoja nje ndertese ! Tmerr! E bete tek 17 nentori, republika, stadiumi dhe tani ketu! Jeni cmend o popull, mos doni tju vijne ne shtrat ne fund!!!!

Edi Rama: Hahahahah dhenia e tokes per nje cope buke? Jo xhan jo, toka s’jepet per nje cope buke po per te ndertuar nje teater dinjitoz, dmth ne 5500m2 sot kemi nje teater qesharak me 1100m2 hapesira, neser po ne 5500m2 do kemi nje teater modern me 9200m2 hapesira! Dhe kete do ta beje privati per shtetin ne kembim te nje trualli shteteror pas murit ekzistues te teatrit te sotem, pra pertej 5500m2, ku s’ka asgje dhe ku duke bashkuar edhe truallin privat qe e disponon vete, investitori do te ndertoje per veten e tij! Kush eshte cmendur ketu tani, populli, qeveria apo ata qe si puna jote komentojne pa kuptuar asgje ose duke bere sikur s’kuptojne, vetem e vetem per qellime mizerabel politike?! Kam pershtypjen qe pergjigja eshte e qarte.

Komentues: Pershendetje per gjith ndigjuesit dhe shikuesit… e sa per polici deri dikundi ka permisime… por fatkeqesisht qe akoma ka vend per tu permisuar… dhe ne veqanti policija e trafikut qe shpesh sillen jo ligjeshem, bejne ndalese thjeshte per ti denuar vizitorte… dothot automjete me targa te huaja dhe shpesh vetem per tu korruptuar… me 10-20. euro…

Edi Rama: Ka probleme akoma plot, po kujtesa nuk te thote gje fare per si ishte policia para 4 vjetesh?!

Komentues: Cfare keni arrit me kete Forza ligjit se asgje spo shikojm. Arta marku ka 7 muaj ne prokurori dhe e vetmja pune qe ka bere ka qene duke spostuar si pingpong gjykatsit e asgje me shume.

Edi Rama: Ke kohe plot ti ohu deri tek bari, po mendo njehere ata qe e kane barin mbi koke e jo nuk pane drejtesi, po s’pane as gjithe kete perpjekje qe po bejme ne sot per ta bere drejtesine qe neser te jape drejtesi per te gjithe njesoj!

 



Ju sugjerojmë

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen
Aktualitet

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen

9 Qershor, 2026 9:56 pm
“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë
Aktualitet

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë

9 Qershor, 2026 8:53 pm
Mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë

9 Qershor, 2026 6:55 pm
Qytetarët mblidhen te sheshi “Skënderbej”, pritet t’i drejtohen kryeministrisë
Aktualitet

Qytetarët mblidhen te sheshi “Skënderbej”, pritet t’i drejtohen kryeministrisë

9 Qershor, 2026 6:21 pm
Autoritetet njoftojnë ndërprerjen e furnizimit me ujë në Durrës, arsyeja
Aktualitet

Autoritetet njoftojnë ndërprerjen e furnizimit me ujë në Durrës, arsyeja

9 Qershor, 2026 5:20 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Aktualitet

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin

9 Qershor, 2026 2:11 pm
Në një vit 33 mijë të rinj më pak, shtohen të moshuarit mbi 85 vjeç
Aktualitet

Në një vit 33 mijë të rinj më pak, shtohen të moshuarit mbi 85 vjeç

9 Qershor, 2026 8:48 am
Provimet e Maturës Shtetërore,mbahet të martën testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë
Aktualitet

Provimet e Maturës Shtetërore,mbahet të martën testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë

9 Qershor, 2026 8:25 am
Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
Aktualitet

Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri

8 Qershor, 2026 8:39 pm
Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 8:34 pm
Para
Revoltohet Florian Mima, i thotë Ramës: Ti i thua njerëzve tqr por prit kur të të thonë rtkt

Revoltohet Florian Mima, i thotë Ramës: Ti i thua njerëzve tqr por prit kur të të thonë rtkt

Dalin fotot/ Kapen mat në një darkë Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj

Dalin fotot/ Kapen mat në një darkë Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj

LIVE/ Parlamenti në kaos, Ruçi miraton ligjet, opozita në foltore

Live/ Opozita bllokon foltoren e Kuvendit
















TE FUNDIT

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit
9 Qershor, 2026

Një raport i ri i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të mandatuar nga OKB-ja ka ngritur alarmin për situatën...

Lexo më shumë

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen
9 Qershor, 2026

Ashtu siç është bërë tashëm traditë, pas disa ore qëndresë para kryeministrisë për dorëheqjen e qeverisë dhe Edi Ramës, mijëra...

Lexo më shumë

Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit

Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit
9 Qershor, 2026

Kryeministri Rama foli nga Fieri lidhur me debatet publike për investimet strategjike, protestat mjedisore dhe zhvillimin ekonomik në disa zona...

Lexo më shumë

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë
9 Qershor, 2026

Pas rreth tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, me thirrje për “dorëheqje” të qeverisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}