Kronikë

Sherr mes 4 të rinjtë, dhunohen policët që ndërhynë për t’i ndarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:26 - 16/11/20 |
Opi Nion

Katër të rinj janë arrestuar nga Policia në Pogradec, pasi gjatë një sherri me njëri-tjetrin, kanë dhunuar edhe efektivët që kanë shkuar t’i ndalnin.

“Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen nr. 3, shtetasit E. Ç., 28 vjeç, R. K., 33 vjeç, D. O., 32 vjeç dhe V. LL., 32 vjeç, banues në Pogradec, duke u konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta” njofton policia.

Uniformat blu bëjnë me dije se në momentin e ndërhyrjes së forcave të Policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, këta shtetas i kanë kundërshtuar me dhunë efektivët.

Janë arrestuar në flagrance shtetasit me iniciale, E. Ç., R. K., D. O. dhe V. LL., ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”./ Opinion.al

Pas