Kronikë

Shkon në Gjykatë dosja e Fjolla Morinës,pushohet akuzat për dy shoqëruesit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:44 - 16/11/20 |
Opi Nion

Prokuroria e Kukësit ka përfunduar hetimet për Fjolla Morinën. Dosja e këngëtares tashmë ka shkuar në gjykatë, ndërsa pritet data e gjyqit.

Ndërkohë, bëhet me dije se akuza për trafik armësh ka rënë ndaj Fjolla Morinës, ndërsa ajo do të dalë përpara gjykatës vetëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Mësohet se për dy shoqëruesit e saj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji është pushuar çështja.

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u ndalua më 19 shtator në doganën e Morinës, pasi u kap me një armë zjarri pistoletë, me 23 fishekë luftarak, si dhe një pistoletë çakmak.

Kujtojmë që këngëtarja prej dy muajsh është në “arrest shtëpie”./Opinion.al

Pas