Aktualitet

Emri/ Deputeti infektohet me koronavirus, dërgohet për kurim në Turqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:31 - 16/11/20 |
Opi Nion

Deputeti i opozitës Andi Përmeti është infektuar me koronavirus. Sipas informacioneve, deputeti është i infektuar prej disa ditësh, ndërsa është dërguar në Turqi për kurim më të specializuar.

Fillimisht deputeti 33-vjeçar ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por pas probleme me frymëmarrjen, ia është dërguar në Turqi.

Bëhet me dije se Përmeti është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po kurohet në repartin e terapisë intensive në spitalin turk.

Infektimin e Përmetit me COVID, e ka konfirmuar dhe deputetja Rudina Hajdari, e cila i ka uruar shërim të shpejtë kolegut, që sipas saj po kalon një periudhë të vështirë.

 “Në radhë të parë më lejoni ti uroj kolegut tonë Andi Përmeti shërim sa më të shpejtë. Përmeti ka qenë i prekur nga Covid dhe po kalon një periudhë të vështirë. Në emër të kolegëve tanë të opozitës parlamentare i urojmë shërim të shpejtë dhe mezi presim të rikthehet këtu në sallë”,-tha Hajdari./ Opinion.al

Pas