Aktualitet

“Toyota Yaris”/ Pushimi i çështjes për 5 të arrestuarit, PD akuza Ballës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:45 - 16/11/20 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka reaguar pas rrëzimit akuzave nga Gjykata e Tiranës për pesë prej gjashtë të arrestuarit e çështjes “Toyota Yaris”, e cila lidhet me futjen në Shqipëri nga Porti i Durrësit të 3.4 milionë Eurove.

Sekretari Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është shprehur parmes një postimi në rrjetet sociale se kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka patur hallin e mbylljes së hetimeve për këtë çështje, ndërsa theksoi se ky është një krim i pa zbardhur.

Bardhi shprehet se herët apo vonë mbështetesit dhe sponsorizuesit e pastrimit të parave të krimit do të përballen me drejtësinë.

LEXO EDHE: 3.4 milionë euro në “Toyota Yaris”, pushohet çështja për 5 të arrestuarit

Reagimi

Njësoj si shefi i tij Edi Rama, Taulant Balla, është i shqetësuar nga procesi demokratik i përzgjedhjes së kandidatëve nga Partia Demokratike. Këta nuk durojnë dot asnjë model europian, si ky që ne zhvilluam dhe u konsiderua risi për të gjithë rajonin.

Ndërsa Edi Rama është i shqetësuar, se e kanë evidentuar si të vetmim Kryetar Partie që kandidatët i përzgjedh me krimin e organizuar, Taulant Balla ka patur hallin e mbylljes së hetimeve të Toyota Yaris e 3.4 milionë euro të kapura të padeklaruara. Ky është një krim i pazbardhur.

Gjyqtarët e Taulantit mund të pushojnë hetimet, por nuk do munden kurrë të ndalojnë zbardhjen e të vërtetës. Herët apo vonë, mbështetesit dhe sponsorizuesit e pastrimit të parave të krimit do të përballen me drejtësinë.

Shqipëria kërkon një shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj – që mposht krimin, ringjall ekonominë dhe kujdeset për jetën dhe shëndetin e qytetarëve./ Opinion.al

Pas