Kronikë

Emrat/ OFL në Dibër, i dërgon formularin tre të dënuarve për trafik droge


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:31 - 16/11/20 |
Opi Nion

OFL është ndalur sot në Dibër, ku i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre shtetasve të dënuar në Itali dhe Francë.

Policia e Shtetit njofton se këta shtetas janë:

Eriol (Moll) Çela, banues në Dibër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Tedi Vojka, banues në Dibër, i dënuar në Francë për veprën penale “Trafikimi i  narkotikëve”;

Albi  Murjas, banues në Dibër, i dënuar  në Francë  për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas