Kronikë

3.4 milionë euro në “Toyota Yaris”, pushohet çështja për 5 të arrestuarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:15 - 16/11/20 |
Opi Nion

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar akuzat për pesë prej gjashtë të arrestuarit e çështjes “Toyota Yaris”, e cila lidhet me futjen në Shqipëri nga Porti i Durrësit të 3.4 milionë Eurove.

Mësohet se për gjykim të mëtejshëm është dërguar çështja për dy të akuzuarit, Ervis Vladi për “mosdeklarim të të hollave në kufi” si edhe për Agim Cekën, për “armëmbajtje pa leje”.

Ndërkohë sipas “News24”, akuza është pushuar për Alfrd Vladin, Klevi Canin, Alban Mollaymerin dhe Edi Likën.

Në lidhje më çështjen “Toyota Yaris” më 6 nëntor 2019, Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda lehtësoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për të akuzuarit, pasi kishin kaluar afatet e paraburgimit.

Më 4 dhjetor 2019, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rivendosën masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa tani të akuzuarit janë të lirë dhe kanë detyrim të paraqiten vetëm kur institucionet e drejtësisë i kërkojnë.

Në muajin qershor të vitit 2018,  janë sekuestruar në dy makina ‘Toyota Yaris’ të mbërritura nga jashtë shtetit në Portin e Durrësit, 3 milionë e 470 mijë euro.

Pas zbulimit të saj, policia dhe prokuroria arrestuan gjashtë personat e mësipërme, si të dyshuar për ngjarjen./Opinion.al

Pas