Kronikë

Sherr me thika në Lazarat, plagoset 21-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:14 - 25/12/20 |
Doriana Çepunaj

Një 25-vjeçar në Lazarat është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka goditur me thikë një 21-vjeçar. Sipas policisë, i plagosuri E.M., 21 vjeç është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “Kordhocë”, fshati Lazarat, ka goditur me mjet mprehës, për motive të dobëta, shtetasin E. M., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, duke i shkaktuar dëmtime të lehta”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas