Bota

Shpërthimi në Nashville, policia po e heton si akt të qëllimshëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:59 - 25/12/20 |
Doriana Çepunaj

Autoritetet amerikane në qytetin e Nashville dyshojnë se shpërthimi që ndodhi mëngjesin e Krishtlindjeve ishte një veprim i qëllimshëm dhe për këtë arsye janë duke hetuar edhe pistën e terrorizmit.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 06:30 të mëngjesit dhe si pasojë 3 persona mbetën të lënduar, por  jashtë rrezikut për jetën. Zëdhënësi i policisë së qytetit tha se nga shpërthimi u thyen xhama dhe u dëmtuan ndërtesa.

Paraprakisht mendohet se shpërthimi ka ndodhur në një rulotë  të parkuar. Zona ku ndodhi shpërthimi është e mbushur me bare, restorante, dyqane të vogla dhe njihet si zemra turistike e qytetit./Opinion.al

Pas