Aktualitet

Shembje e madhe dheu/ Bllokohet 4 orë aksi rrugor Burrel-Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:05 - 11/01/21 |
Doriana Çepunaj

Shembja e madhe e dherave ka bërë që rruga nacionale Burrel-Tiranë të bllokohet për 4 orë me radhë në afërsi të urës së Ulzës.

Si pasojë e masivit të dheut u bllokua lëvizja e automjeteve në të dy anët e rrugës. Ndërkohë, për shkak të prezencës së madhe të dheut një automjet rrezikoi të dalë nga rruga pasi u fut pa u pastruar aksi.

Pas nxjerrjes së mjetit nga balta, qarkullimi u hap në njërin kah dhe mjetet që ishin aty prej 4 orësh lëvizën drejt Burrelit apo Tiranës/Opinion.al

Pas