Aktualitet

Basha: Ekonomia po rrënohet, Rama dhe ministrat trefishuan pasurinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:38 - 11/01/21 |
Doriana Çepunaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama dhe ministrat e kabinetit se kanë trefishuar pasuritë e tyre.

Përmes një statusi në Twitter, Basha shkruan se është koha për një qeveri që kujdeset për qytetarët dhe jo për veten.

“Ndërsa ekonomia po rrënohet çdo ditë, papunësia rritet dhe varfëria është ulur këmbëkryq në familjet e shqiptarëve, Rama dhe ministrat e tij kanë trefishuar pasuritë e tyre!!! Rama dhe qeveria e tij kujdesen vetëm për vete. Mjaft është mjaft! Është koha për ndryshim, është koha për një qeveri që kujdeset për qytetarët, dhe jo për veten”, shkruan Basha./Opinion.al

Pas