Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koncerti i Kanye West, Berisha akuzon Ramën për prekjen e fondit rezervë

2026/07/11 at 2:12 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Koncerti i Kanye West, Berisha akuzon Ramën për prekjen e fondit rezervë

Sali Berisha deklaroi se kryeministri Rama kreu një akt antikushtetues duke dhënë mbi 4 milion euro për koncertin të Keni West e duke prekur fondin e rezervave të shtetit. Berisha përgëzoi protestën e qytetarëve që sipas tij ekspozoi Edi Ramën në sy të botës si narkodiktator.


“Në Shqipëri skandali dhe superskandali zënë njëri-tjetrin. Edi Rama merr nga Fondi rezervë i qeverisë krijimi i të cilit bazohen bazohet në nene të qarta të Kushtetutës së Shqipërisë dhe ky fond që i është besuar atij për ta përdorë për emergjenca, urgjenca dhe raste tepër të veçanta. Këtë fond Edi Rama e ndan me Keni West. Keni West, një këngëtar i mirënjohur vetëm e vetëm për lobin, për lobingje të tij. Ky është një krim antikushtetues. Në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast një koncerti privat nuk mund t’i jepeshin paratë e emergjencave të një vendi, apo paratë e rezervës së Këshillit të Ministrave. Edi Rama damkoset çdo ditë e më shumë si një narkodiktator për të cilin ligjet dhe kushtetuta e vendit janë një letër e vdekur.

Kryengritja e fuqishme paqësore rinore qytetare që kaloi 41 ditë me pjesëmarrjen më të më të madhe që nga vitet 90 në historinë e vendit ka fituar mbështetje dhe simpati të madhe ndërkombëtare. Libri i kuq i Edi Ramës është 750 faqe aktakuzë për 523 vepra kriminale”.

Pjesë nga bashkëbisedimi i Berishës me qytetarët

janë miratuar rezoluta nga Partia Popullore Europiane që është partia më e fuqishme politike e qeverisë Europën në mbështetje të protestës dhe do ta bëjmë këtë sepse e konsiderojmë atë lëvizjen rinore qytetare më madhështore, më të fuqishme më të rëndësishme të 35 asaj që përmbys diktaturën komuniste. Kjo lëvizje po përballet, po përballet me më të keqen e diktaturave, diktaturën e banditëve, diktaturën e Padrinos, ndaj dhe çdo shqiptar duhet ta mbështesë pa asnjë rezervë.

Bulent Tupi: Përshëndetje doktor. Nëse rilindja urbane ishte sukses historik kjo në thonjëza, pse pas 13 vitesh duhet një rilindje 2.0 për të zgjidhur të njëjtat probleme?

Berisha: Rilindja urbane u vodhën 3.2 miliard euro. 61 sheshe, se unë kisha dhënë një shifër të gabuar më parë, 61 sheshe të qytezave dhe qyteteve të Shqipërisë kanë kushtuar 3.2 miliardë euro në një kohë që në mënyrë absolute në të gjitha variantet ato nuk mund të shkojnë kurrë më shumë se 450 milionë euro maksimumi i të gjithë. Rrasa guri të nxjerra në Berat apo të nxjerra aty dhe këtu dhe të shtruara në qytete. Kjo është gjëja më e paimagjinueshme. Por tani oreksi vjen duke ngrënë. Tani duhet të vjedhin për të futur kabllot edhe po të garantoj që do jenë dhe 2 miliardë euro të tjera se ky kështu e nis me 1.5 dhe përfundon me 2 miliardë. Ky do të groposë, do të plaçkisë bashkë me bashkiakët e tij dhe këtë e ka këtë 2 miliardin, 1.5 miliardë janë elektorale se po fillojnë zgjedhjet lokale.

Kemi dy pyetje të ndryshme nga Eli Borni. Doktor, sipas jush, kush do të fitojë kampionati botëror? Mendoj se për Francën keni një pikë të dobët, por këtë herë cilën kombëtare e shihni si favorite?

Berisha: Këto që kanë dalë në çerek finale janë shumë të forta dhe absolutisht jam atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca mirë më vjen.

Ndërsa një pyetje rikthehemi tek Partia Demokratike. Kur do të zhvillohen zgjedhjet për nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike nga Këshilli Kombëtar? A ka një afat konkret për përfundimin e strukturimit të drejtimit të partisë?

Berisha: Shumë faleminderit për pyetjen. Po gjysmën e dytë të javës që vjen, meqenëse mua më duhet, e kisha ndërmend gjysmën e parë, por më duhet të jem në Bruksel në një aktivitet ndërkombëtar ku mblidhet Internacionalja Demokrate e Qendrës, organizata më e madhe e partive politike në botë, në të cilën më duhet të shkoj patjetër, sepse siç e dini unë jam zgjedhur aty zëvendës presidenti i saj.

Në këtë linjë pyet edhe Toni Ndreu. Thotë, “Përshëndetje doktor Berisha. Besoj se Partia Demokratike do të hapë fushatën shumë shpejt me kryesinë e re. A do të ketë primare për kryetarët e bashkive? A do të ketë primare për deputetët që mund të shpallin kandidaturat për bashkitë?

Berisha: Të gjitha këto do i përcaktojë Këshilli i Ardhshëm Kombëtar në mbledhjet e veta, Tonin edhe shumë shpejt do fillohet përgatitja për zgjedhjet lokale.



Ju sugjerojmë

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
Bota

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

11 Korrik, 2026 3:00 pm
Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Bota

Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

11 Korrik, 2026 2:58 pm
Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?
Sport

Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?

11 Korrik, 2026 2:54 pm
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit pas sulmeve në Ngushticën e Hormuzit

11 Korrik, 2026 2:50 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Ukraina krijon komandë të re për sulme me rreze të gjatë ndaj Rusisë

11 Korrik, 2026 2:47 pm
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës

11 Korrik, 2026 2:44 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Aktualitet

“Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni o patriota”, Rama: Po dëmtohet turizmi

11 Korrik, 2026 2:15 pm
Koncerti, Rama: Kaney West do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale
Kryesore

Koncerti, Rama: Kaney West do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale

11 Korrik, 2026 1:18 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama ndan shkrimin: Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital

11 Korrik, 2026 9:54 am
Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush
Bota

Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush

11 Korrik, 2026 9:19 am
Para
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama

“Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni o patriota”, Rama: Po dëmtohet turizmi

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës

Ukraina krijon komandë të re për sulme me rreze të gjatë ndaj Rusisë
















TE FUNDIT

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
11 Korrik, 2026

Trupat ushtarake gjermane që ndodhen në bazën fushore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Erbilit në Irak do të tërhiqen deri në...

Lexo më shumë

Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
11 Korrik, 2026

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei,...

Lexo më shumë

Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?

Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?
11 Korrik, 2026

Pamja e këpucëve të çara të Pedro Netos gjatë ndeshjes së Portugalisë ndaj Spanjës në Kupën e Botës 2026 ngjalli...

Lexo më shumë

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit pas sulmeve në Ngushticën e Hormuzit

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
11 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një paketë të re sanksionesh ndaj Iranit, në përgjigje të sulmeve të fundit ndaj anijeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}