Aktualitet

Shembja e pallatit, Prefekti jep alarmin: Situata kritike në Selitë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:54 - 30/11/15 |
b.f

TIRANË- Banorët e pallatit që rrezikon të shembet në Selitë të Vogël janë në pritje të ndërhyrjes nga autoritetet për t’iu rikthyer jetës normale. Por prefekti thotë se e gjithë zona ka nevojë t’i nënshtrohet një studimi pasi shumë ndërtime janë jashtë kritereve.

Rreshkitjet e dheut pranë pallatit 4-katësh në zonën e Selitës së Vogël vazhdojnë edhe pse në përmasa disa here me te vogla se pak dite me pare.

Frika se pallati mund të shembet, i ka bërë banorët e tij të jenë thjeshtë vizitorë gjatë ditës, ndërsa natën e kalojnë në hotel.

Ajo që po merret me situatën është Prefektura e cila ka ngritur shtabin e emergjencës, dhe pritet nga momenti në moment të nis ndërhyrjet për të ndaluar rreshkitjet e dheut.

Prefekti pohon se ndërtimet në këtë zonë janë bërë pa kriter, ndaj dhe nevojitet një studim për gjithe zonen që situata të tilla mos përseriten.

Ndërsa ekspertët thonë se ndërtimet nuk duhet t’i kalojnë 4 kate, ndërsa në zonë vihen re edhe ndërtesa  shumëkatëshe. /tvklan/

pallati

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas