Sociale

Shembja e Cirkut Kombëtar, KLSH nis hetimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:16 - 25/10/21 |
Opi Nion

Pas shembjes së Cirkut Kombëtar, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur hetimet për Ministrinë e Kulturës dhe Drejtorin e këtij institucioni Ilirjan Gjini. Ky hetim është bazuar në një kërkesë të depozituar nga artistët, të cilët kërkojnë hetime për veprimet apo mosveprimet e kryera nga drejtori i Cirkut Kombëtar dhe Ministria e Kulturës.

Më 21 tetor autoritetet shembën Cirkun Kombëtar që ndodhej në afërsi të qendrës së Tiranës, pasi trualli ku ishte ngritur çadra do i rikthehet pronarit. Kryetari i Sindikatës së Artistëve të Cirkut, Julian Kazazi ka deklaruar se do të vijojnë protestat për shembjen e Cirkut Kombëtar.

 

 

 

Pas