Aktualitet

Kriza energjitike, OSHEE merr hua prej 70 milionë eurosh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:02 - 25/10/21 |
Opi Nion

OSHEE do të marr një hua prej 70 milionë eurosh, e cila sipas drejtuesit të saj Adrian Çela do të shkojë në vlerën më të madhe për mbulimin e nevojave me energji nga importi. Në fjalën e tij në komisionin e veprimtarive prodhuese, Çela tha se gjithashtu 15 milionë euro nga kjo vlerë do të shkojnë për nënstacionin e Tiranës.

“55 milionë euro do të shërbejnë për mbulimin e nevojave me energji të importit dhe 15 milionë euro për nënstacionin e Tiranës”, tha Çela.

Ndërkohë drejtuesi i OSHEE vuri në dukje uljen e nivelit të arkëtimeve ne kompani, ndërsa tha se debitorët më të mëdhenj janë ujësjellësat. “Edhe pasi kemi bllokur llogaritë rrjedhëse përballemi me faktin që do të lemë qytetarët pa ujë”, tha Çela.

ODHEE parshikon përballimin e kredisë në një afat 5 vjeçar me fonde të aktivitetit të saj./Opinion.al

 

Pas