Bota

Shembet muri i një kishe, vdesin 13 persona në vigjilje të Pashkëve


               Publikuar në : 12:40 - 19/04/19 |
xhu lia

Të paktën 13 persona kanë mbetur të vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur kur muri i një kishe në Afrikën e Jugut është shembur gjatë shërbesës përpara Pashkëve.

Sipas autoriteve 29 persona janë dërguar menjëherë në spital pas këtij incidenti.

Mësohet se arsyeja e rrëzimit të murit të kishës ka ndodhur si pasojë e shirave të shumta që kanë rënë në atë zonë gjatë mbrëmjes së të enjtes.

Mediat lokale raportojnë se disa nga personat që gjendeshin brenda në kishë ishin duke fjetur.

Muri në kishën e Shenjtërisë Pentekostale u shemb në fillim të asaj që ishte planifikuar si një shërbesë e gjatë tërë fundjavën për të kremtuar festën e  Pashkëve./Opinion.al/

Pas