-Jetë dhe Stil

Voton gabimisht, pret gishtin indiani


               Publikuar në : 13:13 - 19/04/19 |
xhu lia

Një votues nga India ka prerë gishtin e tij tregues pasi ka kuptuar se ka votuar për partinë e ‘gabuar’ në pikëpamjet e tij politike.

Pawan Kumar u shpreh se votoi për partinë në pushtet (BJP), në një video që tashmë është bërë virale në rrjete sociale.

Ai donte të votonte për një parti tjetër, por u ngatërrua nga simbolet e shumta në makinerinë e votimit. Pas votimit gishti tregues i çdo personi lyhej me një bojë që nuk mund të fshihej, për t’u identifikuar se e kishin kryer procesin  e votimit.

“Doja të votoja për elefantin, por votova gabimisht për lulen,”-u shpreh ai në lidhje me mënyrën e votimit.

Ai hodhi votën e tij të enjten në Bulandshahr në shtetin verior të Uttar Pradesh. Kjo ishte faza e dytë e votimit në zgjedhjet e përgjithshme indiane./Opinion.al/

 

 

Pas