Aktualitet

Video/ Rrezik për banorët, shkatërrohet me tritol pallati në Poliçan


               Publikuar në : 13:33 - 19/04/19 |
b.f

Një pallat 5-katësh në Poliçan është shkatërruar sot me anë të një shpërthimi me eksploziv. Pallati ndodhej në afërsi të Kombinatit Mekanik në Poliçan, ndërsa për shembjen e tij është përdorur një sasi e konsiderueshme tritoli.

Pallati prej kohësh ishte i amortizuar dhe jashtë çdo standardi. Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Entit të Banesave, Stefan Çipa është shprehur se, pallati duhet të asgjësohej patjetër pasi përbënte rrezik për jetë e banorëve të lagjes. Sipas Stefan Çipës, për këtë shpërthim ishin marrë të gjitha masat e nevojshme dhe ishin bërë studimet gjeologjike./Opinion.al

Pas