InstaBIZ

Charlize Theron thyen heshtjen, ja përse e vesh djalin me fustan


               Publikuar në : 13:37 - 19/04/19 |
el ida

Aktorja e famshme, Charlize Theron, e cila jeton prej kohësh në Bevery Hills ka qenë në qender të vëmendjes pas deklaratës së pazakontë për djalin e adoptuar, 7 vjeçarin Jackson.

Paparacët kanë fotografuar disa momente kur Jackson veshur me fustan dhe flokë të gjatë shëtit me mamanë e tij, dhe shumë komentues nuk e kanë quajtur këtë një sjellje normale.

E vënë përballë këtyre komenteve, Theron theu heshtjen.

“Po, edhe unë mendoja se ishte një djalë gjithashtu. Derisa më pa në sy kur ishte tre vjeç dhe më tha: Unë nuk jam një djalë. Dhe ja ku jam, kam dy vajza të bukura dhe si çdo prind, edhe unë dua që t’i mbroj. Detyra im si prind është ti dua ato dhe të bëj çtë mundem që mos t’i mungojë gjë dhe le të bëhen, çfarë ato duan të bëhen”.

Theron u shpreh se këtë gjë e ka mësuar nga mamaja e saj, e cila e ka mësuar që duhet të ngrejë zërin, duhet të jetojë me të vërtetën sepse asgjë e keqe nuk vjen prej saj, ndaj aktorja tha se do të mbështeste çdo vendim të vajzës së saj./Opinion.al

 

 

Pas