Aktualitet

Shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm kalon vetingun


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:47 - 14/10/20 |
Al Do

Shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Pranvera Pustina ka kaluar me sukses vetingun.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokuroren Pustina pasi vlerësoi se ajo është e pastër në shtyllat e vlerësimit, atë të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.

Pranvera Pustina ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe fillimisht është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës.

Në vitin 2015, Pustina u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa prej janarit 2020 ajo është komanduar në pozicionin e shefes së kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela. /Opinion.al

Pas