Aktualitet

200 mln lekë dëm nga abuzimi me tenderat, pranga disa zyrtarëve të ARRSH


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:17 - 14/10/20 |
Al Do

Disa zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar në Durrës janë arrestuar mëngjesin e sotëm pasi dyshohen për abuzim me tenderat.

Operacioni është kryer nga policia dhe prokuroria e Durrësit, ku mësohet se në pranga kanë rënë disa drejtorë dhe disa inxhinierë të lartë të Autoritetit Rrugor, raporton “News 24”

Organi i akuzës në Durrës ka nisur hetimet për disa tendera të miëmbajtes së rrugëve. Sipas hetimeve të prokurorisë , dyshohet se nga abuzimi me këto tendera është shkaktuar një dëm financiar mbi 200 milion lekë të vjetra.

Disa nga zyrtarët e ARRSH-së janë arrestuar mëngjesin e sotëm ndërkohë që operacioni vijon të jetë ende në zhvillim e sipër.

Emrat e personave të arrestuar pritet të mësohen në vijim./ Opinion.al

Pas