Bota

Shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë infektohet me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:39 - 07/11/20 |
Opi Nion

Shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Sipas Reuters, pas përgjigjes së testit, mësohet se Meadows është karantinuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Trump e emëroi Meadoës shefin e tij të ri të shtabit në mars. 61 vjeçari, një ish-kongresist i Karolinës së Veriut dhe njëherësh udhëheqës i Grupit të Lirisë së Dhomës së Përfaqësuesve, është një besnik i vjetër i Trump.

Meadoës ishte mes të pranishmëve të mërkurën në mëngjes pasi votimet u mbyllën për një festë të natës zgjedhore në Shtëpinë e Bardhë, ku Trump pretendoi në mënyrë të gabuar se ai kishte fituar zgjedhjet presidenciale pasi miliona vota ende nuk ishin numëruar.

Shumë të pranishëm, personalitete dhe ndihmës të Shtëpisë së Bardhë, u panë se nuk mbanin maska ​./ Opinion.al

Pas