Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

 SHBA vlerëson filantropin shqiptar, flamuri amerikan valëvitet mbi Capitol Hill, për nder të Lazim Destanit

2018/07/06 at 11:17 AM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
 SHBA vlerëson filantropin shqiptar, flamuri amerikan valëvitet mbi Capitol Hill, për nder të Lazim Destanit

Në një ceremoni të bukur e simbolike, të zhvilluar në zyrën e tij, kongresisti Eliot Engel i dorëzoi zyrtarisht biznesmenit dhe filantropistit të shquar Lazim Destani, flamurin amerikan që është valëvitur në 4 Korrik, mbi ndërtesën e Kongresit Amerikan.


 

“Ky flamur u valëvit për t’ju nderuar juve në 4 Korrik, miku im”, I tha kongresti Engel duke ia dorëzuar në mënyrë ceremonial një ditë më pas flamurin, ndërsa e falenderoi që Festën e Amerikës e kishin festuar së bashku në Nju Jork.

Engel i lexoi edhe përmbajtjen e dokumentit zyrtar që shoqëron flamurin e palosur në mënyrë ceremoniale në fund të ditës së valëvitjes, nga oficerë të Ushtrisë Amerikane.

“Ky është një çmim dhe vlerësim që na nderon të gjithë ne shqiptarëve! Për mua personalisht ky është një nga nderet më të mëdha që kam përjetuar deri më tani. Është i këtillë sepse e pranoj nga shteti Amerikan, nga shteti i cili historikisht na ka mbështetur dhe me të cilin kemi lidhje të forta miqësore”, tha në fjalën e tij biznesmeni dhe filantropi shqiptar me emër, Lazim Destani.

Është një traditë e bukur amerikane që flamujt të cilët valëviten mbi ndërtesën e famshme të Kongresit, të njohur ndryshe si Capitol Hill (Kodra e Kapitolit) të përdoren vetëm një herë dhe të ruhen si simbole të vyera amerikane. Ata ruhen për t’u dhuruar miqve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo figurave të shquara të fushave të ndryshme. Shpesh, si në rastin e filantropistit të shquar shqiptar, flamuri porositet paraprakisht, në mënyrë që të dihet se për kë valëvitet.

 

“Unë jam shumë krenar për miqësinë mes popullit shqiptar dhe popullit amerikan. Kemi një diasporë të mrekullueshme shqiptare, e përqendruar  sidomos në Nju Jork, por e shtrirë kudo dhe unë kam pasur rastin t’I vizitoj në Detroit, Chicago dhe Boston”, tha Engel, i cili e falenderoi zotin Destani për miqësinë e tij. Kongresisti kujtoi kohën kur vizitoi Ballkanin dhe shkoi nga Kosova në Tetovë, Maqedoni. “Ju na pritët me bujari dhe krahë hapur dhe u jam mirënjohës”.

Engel foli edhe për rrugën e vështirë drejt lirisë që i ishte dashur të bënin shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni etj.

“Unë e çmoj lart këtë miqësi mes dy popujve tanë dhe do vazhdojmë ta forcojmë gjithnjë e më

shumë duke mbetur përgjithmonë miq të ngushtë mes vete dhe partnerë besnik te idealeve të përbashkëta”, u shpreh Destani.

Disa vjet më parë, flamuri amerikan u valëvit në majën e selisë së Kongresit Amerikan për nder të shkrimtarit Ismail Kadare. Në 1996, kur në mes të periudhës së zezë të diktaturës së Millosheviqit,

kongresisti Engel siguroi hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, ai solli me vete një flamur të tillë që ishte valëvitur mbi Capitol Hill.

Lazim Destani u bë një nga emrat më të njohur të biznesit në Gjermani,fillimisht me Sharr Tourist e pastaj me firmën e tij ndërkombëtare Ecolog. Veprimtaria e tij e shtrirë në mbarë globin përfshiu edhe programe trasporti dhe furnizimi për trupat e NATO-s në disa vende.

Duke dashur të bëjë më shumë për shqiptarët dhe komunitetin ku u lind,ai zgjeroi biznesin e tij edhe në Tetovë, investoi në disa aspekte të shoqërisë shqiptare, dhe ka shërbyer e shërben si një shembull model I sipërmarrësit shqiptarë në atdhe dhe në diasporë.

Ai është edhe pronar i klubit të fubollit “Shkëndija” me të cilin ka arritur suksese të mëdha në kampionatin vendas e së fundi me sfida të forta ndërkombëtare.

Lazim Destani është i njohur edhe në komunitetin shqiptaro-amerikan, si pjesëmarrës i rregullt i darkave vjetore të Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan, ku është njohur edhe me kongresistit Engel.

Disa vite më parë, gjatë një vizite në Ballkan, i shoqëruar nga aktivisti Harry Bajraktari dhe botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami, kongresisti Engel ndaloi në Tetovë për t’u konsultuar me zotin Lazim Destani, të cilin e përgëzoi për nismat e tij për përparimin e shoqërisë shqiptare në Maqedoni. Zoti Destani shtroi një drekë për miqtë nga SHBA. Lidhjet mes tyre kanë mbetur të forta edhe sot e kësaj dite dhe ishin të dukshme në ceremoninë e mbajtur në  Zyrëne Kongresistit Engel.

Një vit më parë, Engel kishte marrë pjesë në një festim të 4 Korrikut në Kosovë, të organizuar nga Harry Bajraktari. Këtë vit, ishte Engel që e organizoi në Nju Jork festën për Ditën e Pavarësisë së Amerikës. Kongresisti i njohur dhe miku i tij nga Europa, Lazim Destani u ndanë me urimin që një nga festat e ardhshme të 4 Korrikut ta festojnë në Tetovë, mes shqiptarëve të Maqedonisë. / Ruben Avxhiu

Etiketa: Capitol Hilllazim destani


Ju sugjerojmë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Vala e të nxehtit, dëme edhe në shëndetin mendor
Life Style

Vala e të nxehtit, dëme edhe në shëndetin mendor

3 Korrik, 2026 11:55 am
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve
-Kulturë

(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve

21 Qershor, 2026 11:24 am
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Life Style

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

5 Qershor, 2026 5:18 pm
Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje
Life Style

Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje

1 Qershor, 2026 9:41 am
Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale
Life Style

Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale

26 Maj, 2026 3:16 pm
10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana
Life Style

10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana

25 Maj, 2026 7:32 pm
Para
Rama po kërkon justifikimin e Hitlerit

Çfarë ndryshon pas shembjes së teatrit?

Mazhoranca ngriti kartonat për ta shembur: Çfarë pritet të ndodhë me Teatrin?

Mazhoranca ngriti kartonat për ta shembur: Çfarë pritet të ndodhë me Teatrin?

Dëmtohet gjatë stërvitjes, ylli i Brazilit i jep lamtumirën Botërorit

Dëmtohet gjatë stërvitjes, ylli i Brazilit i jep lamtumirën Botërorit
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}