Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mazhoranca ngriti kartonat për ta shembur: Çfarë pritet të ndodhë me Teatrin?

2018/07/06 at 11:32 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Mazhoranca ngriti kartonat për ta shembur: Çfarë pritet të ndodhë me Teatrin?

Mazhoranca qeverisëse e Kryeministrit Edi Rama pas 12 orë debate votoi në parlament me 75 vota ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar. Ra në sy revolta e ministrit Pandeli Majko i cili pas një debati me Kryeministrin, braktisi votimin mbrëmjen e së enjtes. Opozita brenda në sallë dhe artistët jashtë saj protestuan për shembjen e teatrit, por forca e kartonit veproi: Ligji u miratua!


Tani “topi është në portën” e Presidentit. Thënë ndryshe Ilir Meta do të vendosë nëse do ta dekretojë ligjin e shumë debatuar apo jo. Ndaj tij janë drejtuar thirrje të shumta këto ditë për të kthyer mbrapsht këtë ligj. Po kështu është firmosur një peticion me mbi 4 mijë firma qytetarësh që janë kundër shembjes së Teatrit. Sakaq, dhe dy kryetarët e partive opozitare, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi i kanë bërë thirrje Ilir Metës të mos e dekretojë ligjin që i hap rrugë marrëveshjes me një kompani private për të shembur Teatrin Kombëtar në zonën muzeale të Tiranës dhe ngritjen aty të një teatri të ri me disa objekteve të tjera për shërbime tregtare.

Çfarë do të bëjë Meta?

Kushtetuta në nenet 84 dhe 84 të saj, parashikon që Presidenti i Republikës mund të dekretojë ligjin brenda 20 ditëve që është paraqitur nga Kuvendi. Edhe nëse Presidenti nuk shprehet me dekret, ligji kalon dhe hyn në fuqi me botimin në fletoren zyrtare. Përpos dekretimit, apo kalimit në heshtje, Presidentit i njihet e drejta të kthejë për rishqyrtim në parlament ligjin. Burime nga Presidenca thanë se sapo ligji të vijë në rrugë zyrtare do ta shqyrtojnë këshilltarët ligjorë. Po kështu Meta pritet të zhvillojë edhe takime me grupet e interesit.

“Do të vlerësohet nëse ky ligj është hartuar me përputhshmëri me ligjet e tjera ekzistuese në vend”, tha burimi i besuar nga Presidenca.

Neni 85 i Kushtetutës e thotë qartë: “Presidenti ka të drejtë ta kthejë vetëm një herë ligjin për rishqyrtim. Dekreti i Presidentit për rishqyrtim e humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e anëtareve të parlamentit”.

Thënë ndryshe, në një rast hipopetik: Nëse Meta e kthen sërish në parlament ligjin për shembjen e Teatrit, është Komisioni i Ligjeve ai që e merr në shqyrtim dhe e paraqet sërish për votim në seancë plenare. Nëse i referohemi afateve kohore; parlamenti mbyll punimet të enjten e fundit të korrikut, sakaq Presidentit do ti duhen 20 dite për tu shprehur. Pra e gjitha kjo mund të shtyhet për në shtator kur rinis punimet parlamenti. Kësisoj, Presidenti Meta, vetëm mund ta zvarrisë procesin e shembjes së teatrit, por nuk mund ta ndalojë atë, pasi mazhoranca i ka votat për ta miratuar sërish ligjin në shtator.

/R.Dedaj-Opinion.al

Etiketa: dekretiligjimetashembjateatri


Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
Kryesore

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

14 Korrik, 2026 12:08 pm
Para
Dëmtohet gjatë stërvitjes, ylli i Brazilit i jep lamtumirën Botërorit

Dëmtohet gjatë stërvitjes, ylli i Brazilit i jep lamtumirën Botërorit

Pse bojkotoi PD festën e Lu dhe Vlahutin? Nuk shkojmë në vilën e trafikantit të drogës

Pse bojkotoi PD festën e Lu dhe Vlahutin? Nuk shkojmë në vilën e trafikantit të drogës

Si nisi tradita e vendosjes së unazave të martesës? Ja domethënia e tyre

Si nisi tradita e vendosjes së unazave të martesës? Ja domethënia e tyre
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}