Aktualitet

Sfidojnë PS e PD/Gjuzi,Jenisheri dhe Papa regjistrojnë koalicionin e dytë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:16 - 24/02/21 |
Semiljana Azizi

Është regjistruar koalicioni i dytë për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Bëhet fjalë për një grup deputetësh të cilët kanë hyrë në Parlament pas lënies së mandateve nga ana e opozitës.

Pjesë e këtij koalicioni është Partia Konservatore Albania me kryetar Kujtim Gjuzin, Partia Ora e Shqipërisë me kryetar Zef Shtjefnit, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, me kryetar Selami Jenisheri dhe Partia Emigracioni Shqiptar, me kryetar Kostaq Papa.

Në kërkesën e depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ky është koalicioni i dytë që regjistrohet, pas atij të Partisë Demokratike dhe aleatëve, është ai me emrin Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët, ose shkurt AOKBEPEK, njofton A2./Opinion.al

Pas