Një qytetar shqiptar u arrestua në një operacion të autoriteteve italiane pasi u kap me drogë në portin e Barit. Sami Zoto, 26 vjeç kishte zbarkuar nga trageti i linjës Durrës–Bari me një kamion të ngarkuar me pizhame. Gjatë kontrollit te mallit ne dogane ai shfaqi shenja nervozizmi.
Për këtë arsye doganierët sinjalizuan policine dhe Guardia di Fiananca, që ushtruan kontrolle të hollësishme. Efektivet zbuluan dy ngarkesa me drogë mes kutive me pizhame qe transportoheshin nga Durresi ne Itali. Në të parën, ishin 26 kilogram marijuanë dhe në të dytën 1 kilogram heroinë.
Zoto u arrestua në flagrancë, ndërsa autoritetet italiane po hetojne për të zbuluar lidhjet e tij me personat që e prisnin drogën në Itali.
Nje tjeter shqiptar u arrestua për drogë në një tjeter operacion të zhvilluar në Olbia. Dashamir Hoxha, u kap se bashku me 5 italiane, mes tyre edhe nje grua per shperndarje te lendeve narkotike. 44 vjeçari Hoxha dhe dy italiane u lane ne burg, ndërsa 3 persona të tjerë në arrest shtëpie.
113 kg droge ne portin e durresit