Rajoni

Serbia ka forcën më të madhe ushtarake në rajon



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:22 - 08/08/22 |
Opi Nion

Forcat ushtarake të Shqipërisë janë në vendin e 115-të sipas raportit vjetor “Global Firepoëer” në të cilin 140 shtete janë renditur bazuar në forcën ushtarake të secilit shtet.

Serbia ka forcën më të madhe ushtarake në rajon e renditur në vendin e 61-të, ndërsa është vlerësuar se ky shtet ka tendencë të rrisë fuqinë ushtarake. Menjëherë pas Serbisë është Kroacia, e cila është në vendin e 62-të dhe Bullgaria në vendin e 67-të.

Mali i Zi renditet në vendin e 132-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 135-të dhe Kosova në vendin e 140-të.

Raporti vjetor i ka renditur shtetet duke filluar nga shumëllojshmëria e armëve dhe fuqia punëtore e disponueshme deri te vendndodhja gjeografike dhe fuqia financiare. Aty janë përcaktuar faktorët se cilat kombe dominojnë botën përsa i përket fuqisë ushtarake.

Të parat në renditje janë SHBA-të, të ndjekura nga Rusia, Kina dhe India, ndërsa në top 10 janë edhe Japonia, Koreja e Jugut, Franca, Britania e Madhe, Pakistani dhe Brazili.

Turqia dhe Irani janë pozicionuar përkatësisht në vendin e 13-të dhe të 14-të.

Serbia është një nga prodhuesit më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm të armëve në Evropën Qendrore dhe Juglindore, një traditë që daton që nga koha e Jugosllavisë. Industria thuajse ekskluzivisht shtetërore e armatimeve është një degë e rëndësishme e ekonomisë për vendin e Ballkanit Perëndimor. Serbia mund të ofrojë pothuajse gjithçka nga armët e vogla dhe minat, artileria dhe tanket, sistemet raketore, dronët, avionët luftarakë dhe pajisjet elektronike si radarët.

Ministria e Mbrojtjes në Beograd e vlerëson vëllimin e eksporteve serbe të armëve për vitin 2020 në rreth 600 milionë dollarë (rreth 530 milionë euro). Kjo do të thotë rreth tre për qind e totalit të eksporteve të Serbisë për vitin 2020./ Klan News

Pas