Kronikë

Emri/ Ky është personi që humbi jetën pasi u qëllua me thikë në Maliq



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:24 - 08/08/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Rrëmbec të Maliqit, ku një person u qëllua me thikë dhe për pasojë humbi jetën.

Mësohet se viktima është 60-vjeçari Nesti Sotiri, ndërsa autori i krimit është, Velo Hazisllari.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave. 60-vjeçari u transportua për në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Edhe autori i ngjarjes ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Korçës.

Mësohet se viktima dhe autori janë fqinj. Sipas informacioneve, mes tyre ka pasur konflikte të vjetra, por mbrëmjen e sotme ata janë konfliktuar sërish dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e thikës.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas