Kronikë

Sekuestrohen mijëra euro në Kakavijë, procedohet penalisht 43-vjeçarja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:44 - 10/10/20 |
Opi Nion

Një 43-vjeçare është proceduar penalisht nga Policia Kufitare e Kakavijës pasi ka tentuar të kalojë kufirin duke mos deklaruar shumën e parave prej 25 500 euro. Në pranga ka rënë S. R., lindur në Himarë dhe rezidente në Greqi, e cila udhëtonte me automjet së bashku me bashkëshortin e saj.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën e shtetases S. R., 25 500 euro, të cilat shtetasja e mësipërme nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”,-njofton policia.

43-vjeçarja u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Më herët shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavije goditën një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollavae në kufi, duke sekuestruar 30 800 euro dhe proceduar penalisht shtetasin C. Z., 64 vjeç, lindur në Himarë dhe rezident në Greqi./ Opinion.al

 

Pas