Kronikë

Fier/ Arrestohet 61-vjeçari, i vuri zjarrin pyllit në Seman


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:56 - 10/10/20 |
Opi Nion

Policia e Fierit ka arrestuar një 61-vjeçar, i cili akuzohet për krime mjedisore. Sipas autoriteteve, i arrestuari është identifikuar me inicialet rënë S. M., banues në fshatin Levan të Fierit.

Arrestimi i tij është bërë pasi ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje pylli në fshatin Grykë, Seman.

Po ashtu, nga hetimet e kryera rezulton se 61-vjeçari është autor i dyshuar dhe për ngjarjen e datës 03.10.2020, ku në fshatin Grykë, ka djegur një sipërfaqe prej rreth 30 ha me bimësi të ulët dhe pisha.

Njoftimi i policisë

I vuri zjarrin mjediseve pyjore, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, pasi është marrë njoftim në sallën e komandimit se kishte rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore, në fshatin Grykë, Seman, menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë i mundur kapja dhe arrestimi ne flagrancë i shtetasit S. M., 61 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier.

Arrestimi i këtij tij u bë pasi ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje pylli në fshatin Grykë, Seman.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera, rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar dhe për ngjarjen e datës 03.10.2020, ku në fshatin Grykë, ka djegur një siperfaqe prej rreth 30 ha me bimësi të ulët dhe pisha.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”./ Opinion.al

Pas