Aktualitet

Greva e urisë/ Naftëtarë dhe qytetarë protestojnë në Ballsh, paralajmërimi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:01 - 10/10/20 |
Opi Nion

Sot, shënohet dita e 13 e grevës së urisë së naftëtarëve të Ballshit, të cilët kërkojnë pagat e prapambetura. Por, deri më tani edhe gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar, ata ende nuk kanë gjetur një zgjidhje nga kompania që ata kanë punuar apo nga qeveria.

Në mbështetje të kolegëve të cilët janë futur në grevën e urisë, ditën e sotme të tjerë naftëtarë janë mbledhur para uzinës duke kërkuar plotësimin e kërkesave të grevistëve. Mësohet se protestës së sotme i janë bashkuar edhe qyetarë të tjerë.

Sokol Dautaj u është drejtuar protestuesve duke u thënë se do të qëndrojnë deri në fund. “Do të sakrifikojmë deri në ditën e fundit”, është shprehur ai.

Situata e protestës së sotme duket se do të përshkallëzohet. Pas grumbullimit para rafinerisë së naftës, naftëtarët kanë deklaruar se do të bllokojnë rrugën kryesore që lidh Ballshin me Fierin. Ndërkohë, ata po nisen drejt qytetit të Ballshit.

Naftëtarët kërkojnë zgjidhjen e problemit të tyre që ka të bëjë me pagat e prapambetura dhe rikthimin e punës në rafineri./ Opinion.al

Pas