Kryesore

Rama për Bashën: Pasagjeri i këndshëm VIP i trenit të vjetër të opozitës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:08 - 10/10/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme krryeministri Edi Rama e ka nisur duke publikuar një video në rrjetet sociale, e cila kundërshton deklaratat e djeshme të kryedemokratit Lulzim Basha të bëra nga Lushnja për gjendjen e fermerëve dhe bujqësisë në vend.

Në videon e publikuar nga kryeministri tregohet  shifrat e investimeve nga viti 2012-2013 e në vijim. Rama e cilëson Bashën “pasagjerin e këndshëm VIP të trenit të vjetër të opozitës”.

Sipas kryeministrit, kompleksi i tregtimit të kafshëve ku përfshihet dhe një thertore ku dje ishte lideri i opozitës ka marrë financim 296 mijë euro nga Agjencia e Zhvillimit rural dhe bujqësor.

Rama thotë se rritja e financimit në bujqësi nga viti 2012 deri sot është me 165%. Po kështu në vitet 2008-2012 investimet në pikat e grumbullimit ishin zero ndërsa nga viti 2013 deri në 2020 janë 123 përfitues me një shumë totale 20.8 milionë euro.

Në video theksohet se për thertoret financimi nga vitit 2013 është 10 milionë euro. Për thertoret në zonën e Fierit, 4 përfitues në shumën 2.2 milionë euro.

Postimi i Ramës

Mirëmëngjes dhe me pasagjerin e këndshëm VIP të trenit të vjetër të opozitës, si edhe pasqyrën e vetëm disa fakteve mes të djeshmes e të sotmes në Shqipërinë bujqësore, ju uroj një shikim e fundjavë të këndshme./ Opinion.al

Pas