Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekuestrohen 540 mijë paketa cigare kontrabandë në Hanin e Hotit

2021/01/11 at 11:06 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekuestrohen 540 mijë paketa cigare kontrabandë në Hanin e Hotit

540 mijë paketa cigaresh kontrabandë janë sekuestruar nga strukturat doganore në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit.


Mësohet se paketat e cigareve po kontrabandoheshin me një trajler me targa serbe. Sipas autoriteteve, nëse kjo sasi cigaresh do të hidhej në treg, detyrimi doganor i munguar do të ishte 86.6 milon lekë, ndërsa penaliteti 260 milion lekë.

Policia thotë se nga kontrolli dokumentar rezultoi se e gjithë ngarkesa me paketa cigaresh ishte e pa pajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Ndërkohë, strukturat e Policisë Shkodër shpallën në kërkim administratori i shoqërisë “Plus International”, shtetasi me inicialet S.S, si dhe babain i tij, pasi këta shtetas nga verifikimi i sistemit TIMS rezultojnë jashtë terrorit të Republikës së Shqipërisë.

Njoftimi i plotë:

Strukturat e Administratës Doganore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit sekuestruan një sasi prej 540 mijë paketa cigaresh kontrabandë , në degën Doganore të Hanit të Hotit,Shkodër.

Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese me paketa cigare të mbërritura në Degën Doganore Hani Hotit, Shkoder, nga Mali i Zi, strukturat doganore ushtruan kontroll dokumentar në mjetin e tipit trajler me targa Serbe, për ngarkesën e cigareve të markave të ndryshme.

Nga kontrolli dokumentar rezultoi se e gjithë ngarkesa me paketa cigaresh ishte e papajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjeter.

Sipas përllogaritjeve nëse kjo sasi do të hidhej në treg, detyrimi doganor i mungur do të ishte 86.6 milon lekë, ndërsa penaliteti 260 milion lekë.

Trajleri së bashku me sasinë e cigareve u sekuestruan nga Administrata Doganore në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë , dhe u referua si rast në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose te akcizes” te parashikuar nga neni 172 te Kodit Penal.

Gjithashtu nga strukturat e Policisë Shkodër u shpallën në kërkim administratori i shoqërisë “Plus International”, shtetasi me inicialet S.S, si dhe babain i tij, pasi këta shtetas nga verifikimi i sistemit TIMS rezultojnë jashtë terrorit të Republikës së Shqipërisë.

Strukturat Doganore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Drejtorinë e Policisë Vendore, Shkodër, po kryjnë veprimet e mëtejshme hetimore./ Opinion.al

Etiketa: doganahani i hotitpaketa cigare kontrabandëpolicia


Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
Shifra, ja sa para i vodhën grabitësit kambistit në Korçë

Shifra, ja sa para i vodhën grabitësit kambistit në Korçë

“Më vrisni, lekët s’i jap”, hera e 4 që grabitet kambisti në Korçë

“Më vrisni, lekët s’i jap”, hera e 4 që grabitet kambisti në Korçë

Akuzat/ LSI padit në SPAK kryeministrin, ministra e deputetë

Akuzat/ LSI padit në SPAK kryeministrin, ministra e deputetë
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}