Politikë

Akuzat/ LSI padit në SPAK kryeministrin, ministra e deputetë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:38 - 11/01/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme LSI ka kallëzuar në SPAK drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, ministri Arben Ahmetaj, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Po ashtu në këtë padi përfshihen deputetë dhe drejtorë.

Padia u dorëzua në SPAK nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, ndërsa kallëzimi është bërë për akuzën përdorim i funksionit publik për interes elektoral dhe shpërdorim detyre.

Në kallëzimin e depozituar nga LSI theksohet se këta individë më shumë se njëherë me veprimet e tyre kanë krijuar favore elektorale për forcën politike që i përkasin, ndërsa shtohet se kjo gjë po dëmton haptazi forcat e tjera politike.

Kujtojmë se më herët ka qenë Partia Demokratike që paditi eksponentë të Partisë Socialiste për shpërdorim detyre si dhe për përdorim të funksionit publik për interes elektoral./ Opinion.al

Pas