Kronikë

Shifra, ja sa para i vodhën grabitësit kambistit në Korçë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:13 - 11/01/21 |
Opi Nion

10 milionë lekë të reja është shuma e parave të marra nga grabitja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë.

Pre e grabitjes së sotme ishte banesa e kambistit Shefqet Muço. Në banesën e tij u futën tre persona, por në momentin e grabitjes ata janë përleshur me kampistin i cili mbeti i plagosur.

Po ashtu, nga përleshja u plagos edhe një nga autorët i cili u arrestua në flagrancë nga policia. Ndërkohë, pak më herët u bë me dije se policia ka arrestuar dhe një nga autorët e dyshuar që mundi të largohej nga banesa së bashku me paratë pas përleshjes me kambistin Muço.

Aktualisht në kërkim është vetëm një person, ndërkohë policia vijon kontrollet në zonë për arrestimin e tij./ Opinion.al

Pas