Aktualitet

Sekuestrimi i pasurive për tre ish-gjyqtarët, reagon Kim dhe Soreca


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:45 - 28/04/21 |
Opi Nion

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca kanë reaguar pas vendimit të SPAK për sekuestrimin e pasurive të 3 ish- gjyqëtarëve të lartë, Fatos Lulo (ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese), Bashkim Dedja (ish-Kryetar në Gjykatën Kushtetuese) dhe Shkëlzen Selimi (ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë).

Kim nënvizon, se Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur – por po ecën përpara, hap pas hapi.

“Gjykata Speciale pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të dy ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe një ish-gjyqtari të Gjykatës së Lartë, të cilët dështuan të verifikojnë burimin e pasurive të tyre. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur – por po ecën përpara, hap pas hapi”, shkruan Kim.

Ndërkohë, Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca shkruan:“Lajm i mirë sot që Gjykata Speciale ka pranuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar pasuritë e 3 ish-gjyqtarëve të Kushtetueses & Lartë të shkarkuar nga vettingu. Një hap tjetër që tregon SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin. Reforma në drejtësi në Shqipëri vazhdon”./Opinion.al

Pas