Aktualitet

“Meta s’do dorëhiqet”, Blushi: Vendi e di si i ka fituar Babloku zgjedhjet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:00 - 28/04/21 |
Opi Nion

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk do të japë dorëheqjen.

Kjo është një përgjigje e Metës pasi kujtojmë se para zgjedhjeve vetë Presidenit është shprehur që: Nëse Rama fiton 71 mandate të ndershme do të dorëhiqej.

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi deklaron se “e gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: nuk ka dorëheqje”.

“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN! Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje. E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE! 🇦🇱”, shkruan Blushi në rrjetet sociale./Opinion.al

Pas