Aktualitet

Seanca për Ballist Morinën, konflikt mes gjyqtarit e avokatit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:28 - 30/10/15 |
b.f

TIRANË- Seanca për masën e sigurisë ndaj Ismail (Ballist) Morinës është shndërruar në një konfikt verbal mes avokatit Visha dhe gjyqtarit Bendo. Shkak u bë afati i shkurtër për t’u përgatitur që i la gjykata, avokatit. Në nisje të seancës, prokurori ka bërë paraqitjen e akt-ekspertizës së armës, duke thënë se armët ishin të rregullta dhe gati për qitje. Avokati Ardian Visha ka kërkuar kohë për tu përgatitur. Gjykata i ka lënë vetëm dy orë kohë, duke e caktuar seancën sërish sot në orën 12:00. Këtu ka lindur edhe debati me tone të larta mes gjyqtarit Bendo dhe avokatit Visha. Në përfundim gjykata vendosi të lërë seancën e radhës ndaj Morinës sot në orën 13:30.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas